Babai pas hekurave përjetë, e bija hap dyqanin e veshjeve “El Chapo”

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 17:22 | Lifestyle

Në ditën që babai i saj u dënua me burgim të përjetshëm, plus 30 vite, vajza e El Chapo-s përuroi në Meksikë një dyqan me veshje dhe aksesorë të gjitha të “vulosura” me emrin e babait të saj.

Alejandrina Guzman Salazar zyrtarisht nisi këtë aktivitet, pasi e kishte deklaruar që më parë, duke futur në koleksionin e dyqanit të saj përveç veshjeve, edhe kapele, aksesorë për të hapur verën, si dhe rripa të realizuar nga të burgosurit.

Marka zyrtare quhet “Chapo 701” dhe dyqani i parë është hapur në Guadalahara. Vetë Alejandrina nuk ishte e pranishme, por dyqani ishte plot me njerëz që donin të provonin dhe vishnin bluza e xhupa të loguara “El Chapo”.

Edhe bashkëshortja e trafikantit famëkeq, Emma Coronel Auispuro, pati deklaruar se do të hapte regjistronte një biznes të ngjashëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por projekti ende nuk është konkretizuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/04/07/karteli-i-modes-gruaja-dhe-vajza-e-el-chapo-s-ne-lufte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos