
Spanja është në zi kombëtare pas një aksidenti të rëndë hekurudhor në jug të Madridit, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas raportimeve, në të dy trenat udhëtonin më shumë se 500 pasagjerë. Përplasja shkaktoi daljen e trenave nga shinat dhe skena të rënda në vendngjarje, ku ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.
Ministri spanjoll i Transportit e ka cilësuar aksidentin si të pashpjegueshëm, duke përmendur një vendim të pakuptueshëm të marrë nga qendra e kontrollit, pas një problemi teknik që fillimisht kishte bërë që trenat të ndalonin.
Kompania hekurudhore Iryo deklaroi se treni i saj ishte goditur nga pas nga një tren i kompanisë shtetërore Renfe.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, vizitoi qendrën e emergjencës pranë vendit të aksidentit, ku shprehu dhimbjen e thellë për tragjedinë.
“Sot e gjithë Spanja është në zi”, deklaroi Sánchez, duke shtuar se shumë jetë janë shkatërruar dhe familje janë ndarë nga kjo ngjarje tragjike. (A2 Televizion)