
Miratimi i reformave, përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimi i llogaridhënies së ekzekutivit, ishin disa nga temat e diskutuara sot mes ambasadores së BE-së, Sofia Moreira de Sousa dhe kreut të grupit të PS-së Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja shprehet se kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu.
“U takova sot me z. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.
Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu”, u shpreh Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.
(A2 Televizion)