Babë e bir bëjnë për spital biznesmenin, viktima: Ngjarje e sajuar, më goditën me leva

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 11:00 | Kronikë
Babë e bir bëjnë për spital biznesmenin, viktima: Ngjarje e

Një biznesmen 54-vjeçar nga Gjirokastra ka denoncuar ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë, kur disa persona e kanë dhunuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të forta e leva në zonën e Delvinës.

Kristo Dhima deklaron përpara kamerave se kanë qenë babë e bir, Bledi dhe Enis Ali autorët e kësaj ngjarje, teksa mbështeteshin dhe nga dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Biznesmeni shprehet se gjithçka nisi kur djali 17-vjeçar i theu pasqyrën e makinës, gjatë shkëmbimit të dy mjeteve dhe për këtë arsye i kishte kërkuar të thërriste të atin që të shpjegohej me të.

Dhima tregon se kur babai i 17-vjeçarit ka mbërritur, e ka qëlluar menjëherë pa asnjë paralajmërim, teksa ngjarja dyshon se ka qenë e sajuar.

“Ditën e enjte rreth orës 13:40 ikja për në zyrë, vjen një furgon i verdhë Vito me targa Vlorë me një djalë të ri që më godet pasqyrën. Pasi më goditi, kthehet pas dhe i them që thirr babanë që ta sqaroj. Më pas, vjen babai i tij me 4 persona, sepse i njoh se kanë një stan përballë zyrave dhe nuk prisja një reagim të tillë. Ishte një goditje e sajuar, për mënyrën si më goditën. Ishte një arsye pasqyra për të krijuar një incident”, tregon biznesmeni.

Ndërkohë, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje, duke thënë se ka nisur procedim në gjendje të lirë për Bledi dhe Enis Alin, teksa rastin e cilëson një konflikt i nisur për motive të dobëta pas përplasjes së mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos