
Inter është mposhtur në San Siro nga Empoli i Nedim Bajramit, me rezultatin 1-0, duke e parë veten gjithmonë e më larg kryesuesve të Napolit tashmë.
Zikaltërit u tradhtuan nga kapiteni i tyre, Milan Skrinar, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në pjesën e parë, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.
Në pjesën e dytë, Empoli përfitoi nga avantazhi numerik dhe shënoi me anë të Baldanzit, i cili përfitoi nga pasimi i Bajramit për të mposhtur Onanën me të majtën.
Inter, renditet në vendin e tretë pas përfundimit të fazës së parë, me 37 pikë, plot 13 pas Napolit kryesues. (A2 Televizion)