Dikur luante me Milan dhe United, sot është MasterChef

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 21:26 | Futboll

Jesper Blomqvist, ish-futbollist i Milan dhe Manchester United, ka fituar edicionin e këtij viti të MasterChef Vip, në Suedi.

Blomqvist ka disa vite që ka hapur piceri në vendlindje dhe e ardhmja në kuzhinë duket shumë premtuese për të, ndryshe nga karriera si futbollist, ku nuk spikati kurrë.

Gjithsesi, suedezi mund të mburret se në karrierën e tij ka fituar Tripletën me Manchester United, në vitin 1999. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos