Balenat balerina, “vallëzim” në fund të oqeanit

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 17:22 | Fotolajme

Fotografi të mrekullueshme tregojnë “vallëzimin” e balenave gjigante blu, sikur të ishin balerina të vërteta. Fotot janë realizuar në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të ishullit Tonga, nga fotografi australian David Edgar.

I dhënë pas zhytjeve në thellësi, Edgar iu afrua pa u trembur grupit të balenave dhe përjetësoi lëvizjet e tyre.

Fotografitë mahnitëse janë realizuar në vitin 2019, por janë publikuar për herë të parë tani, duke u vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos