Nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deklaroi se seanca e sotme do të ketë të njëjtin rend të ditës i së enjtes, që nuk do të ndodhë.
Balla deklaroi se Kuvendi do të miratoi sot “dy vendime të rëndësishme, që kanë të bëjnë me KLGJ dhe KLP”. Duke iu referuar kritikave e opozitës për spostimin e seancës dhe vendimin për protestë përballë godinës së parlamentit, Balla tha se “kemi thënë prej ditës së parë që sa më shumë të afrohet dita e konsolidimit të këtyre institucioneve të reja do të kemi edhe ketë sjellje antidemokratike dhe antikushtetuese të opozitës”.
I pyetur për arsyet e zhvendosjes në kohë të seancës plenare, Balla nuk u përgjigj por njoftoi se e njëjta gjë do të ndodhë më 14 mars, për shkak të Ditës së Verës.
Duke iu referuar vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian që pritet nesër, Balla deklaroi se “Kolegët e PE janë të mirëseardhur, kemi mbështetje të Parlamentit Evropian në rrugën e integrimit. Jemi në momentin e fillimit të procesit e bisedimeve për anëtarësim në BE”. (A2 Televizion)