Realiteti i hidhur në fshat, dikur bujq e fermerë, sot nuk shtyjnë dot muajin

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
27 Nëntor 2026, 14:17 | Aktualitet

Shpopullimi i fshatrave dhe veçanërisht i atyre që kanë pasur traditë bujqësinë dhe ku kjo e fundit ka qenë mënyra e vetme e nxjerrjes së të ardhurave ka bërë që tashmë tokat në rastin më të mirë të punohen pak, të jepen me qira ose në rastin më të keq të dalin në shitje.

Në fshatrat Verri dhe Kallm të bashkisë së Fierit ky fenomen është më i dukshëm, ndërsa ato pak banorë që kanë mbetur nuk diskutojnë më mbjelljet, por mënyrën se si do të shtyjnë muajin.

E ardhmja e bujqësisë në këto zona nuk ka më asnjë pikëpyetje. Familjet që deri dje siguronin ndonjë të ardhur nga prodhimet bujqësore në të ardhmen e afërt do të jenë barrë e shtuar për institucionet për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos