Festimet për 28-29 Nëntorin, grupet folklorike nga trevat shqiptare mbërrijnë në Vlorë

Nga Gazmend Janku
27 Nëntor 2026, 14:29 | Aktualitet

Festimet për 28-29 Nëntorin, grupet folklorike nga trevat shqiptare

Në prag të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, grupe folklorike të të rinjve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe qytete të tjera të vendit janë pritur në Bashkinë e Vlorës nga kryebashkiakja Brunilda Mersini, e cila u ka uruar mirëseardhjen në qytetin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa vetë të rinjtë shprehen të emocionuar për këtë vizitë dhe përcjellin mesazhet e tyre të sinqerta për të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Bashkisë së Vlorës dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut, me synimin për të krijuar lidhje edhe më të forta mes dy qyteteve, si një hap drejt forcimit të bashkëpunimit kombëtar në fusha të ndryshme të ekonomisë, politikës dhe jetës sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos