Ballkani Perëndimor në fokusin e samitit SHBA-BE, vëmendje dialogut Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 13:29 | Ballkani
Ballkani Perëndimor në fokusin e samitit SHBA-BE, vëmendje

Ballkani Perëndimor ishte në fokus të samitit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Kjo theksohet në konkluzionet e përbashkëta pas takimit mes presidentit, Joe Biden, dhe zyrtarëve të lartë të Brukselit.

 “Synojmë të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve të tyre dhe duke mbështetur reformat kyçe për integrimin europian”, thuhet në njoftimin zyrtar të palëve.

Ndër të tjera zyrtarët e BE-së theksuan se është rritur ndjeshëm niveli i bashkëpunimit me Uashingtonin pas ardhjes në pushtet të presidentit Joe Biden.

“BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe angazhohen për vlerat e njëjta”, ishte mesazhi kryesor i vizitës së Biden në selinë qendrore europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos