
Sanksionet që SHBA-ja planifikon për Ballkanin Perëndimor nuk janë në agjendën e BE, sqaroi Komisioni Europian të mërkurën, pasi presidenti Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv që bllokon pronat apo hyrjen në SHBA të atyre që destabilizojnë situatën në rajon.
“Çdo vendim për sanksione të mundshme është diçka që duhet të vendoset unanimisht mes shteteve anëtare. Por për momentin kjo nuk është në agjendën e diskutimeve me partnerët e Ballkanit perëndimor", tha një zëdhënës i krahut ekzekutiv të bllokut.
Shtetet e Bashkuara njoftuan një sërë sanksionesh për personat e përfshirë në korrupsion, abuzim të të drejtave të njeriut dhe minimin të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Masat do të aplikohen edhe ndaj atyre që cenojnë marrëveshjet rajonale, si ajo e Prespës. (A2 Televizion)