Balluket e shkurta në Festivalin e Kanës, konfirmojnë rikthimin në modë

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 11:33 | Lifestyle

Balluket e shkurtra janë rikthyer sërish në trendin e kësaj verë. Konfirmimi vjen nga Festivali i Kanës, ku vip-at shfaqën në tapetin e kuq përveç pamjes edhe tendencat e reja.

Kur bëhet fjalë për balluket e shkurtra që përveçse kompletojnë look-un e flokëve, i jep karakter modelit të flokëve dhe vështirë se kalojnë pa u vënë re.

Jemi mësuar të shohim versione shumë të ngjashme në pasarelë si në street style, shumë të shkurtër dhe e theksuar që është më e pëlqyera. Por sot gjërat ndryshojnë dhe trendi vjen nga tapeti i kuq i momentit, ai i Kanës 2023, ku prerjet janë më të ndryshme nga njëra-tjetra.

Ne shfletuam dhe përzgjodhëm balluket më origjinale që nëse dëshironi mund edhe t’i kopjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos