Kompania e prindërve të Kate Middleton në prag të falimentit, shitet biznesi i familjes

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 07:14 | Lifestyle

Prindërit e Kate Middleton u detyruan të shesin biznesin e familjes. Kriza nuk e ka kursyer sektorin e artikujve për festa, kështu që kompania e Michael dhe Carole Middleton e gjen veten në prag të falimentimit dhe çifti e shet dhe del në pension. "Party Pieces" është themeluar në vitin 1987 dhe u ble nga sipërmarrësi James Sinclair.

Biznesi familjar i Kate Middleton ka shitur gjithmonë aksesorë për festat e fëmijëve: nga tullumbacet te dekorimet dhe kostumet për maska. Suksesi i "Party Pieces" ishte i tillë saqë bashkëshortët e Middleton u bënë shumë shpejt milionerë. Princesha e Uellsit gjithashtu ka punuar për firmën përpara se të fillonte jetën e saj në oborr. Edhe motra e saj Pippa Middleton ka bashkëpunuar prej disa kohësh për “Party Pieces”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos