Banesat e dëmtuara, AMF: Kush ka kontratë sigurimi, të kontaktojë kompanitë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 16:54 | Aktualitet
Banesat e dëmtuara, AMF: Kush ka kontratë sigurimi, të

Të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti të cilët kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës duhet të kontaktojnë shoqëritë e sigurimit brenda afateve të përcaktuara në kontratë.

https://a2news.com/2019/11/27/gjendja-e-jashtezakonshme-menyrat-e-sigurimit-te-fondeve-per-kompensimin-e-demeve/

Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi hapat që duhet të ndjekin banorët e prekur nga tërmeti.

https://a2news.com/2019/11/05/sigurimi-i-banesave-kompanite-e-sigurimit-te-sigurohet-cdo-projekt-ndertimi/

Fillimisht, duhet të njoftojnë kompanitë për dëmet e pësuara. Më pas, kompanitë e sigurimit dërgojnë pranë banesave të tyre një ekspert për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë, ku dhjetëra ndërtesa u shembën, ndërsa mbetën të dëmtuara qindra të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos