Banorët përleshen me policinë, nuk lejojnë shembjen e godinës

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 11:03 | Aktualitet

Banorët e një godinë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”janë përleshur me policinë pasi nuk kanë lejuar punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit ta prishin atë.

Sipas organeve ligj zbatuese, toka ku është ndërtuar godina i është kthyer pronarëve , por vetë banorët e godinës thonë se kanë dokumentacion të rregullt dhe se trualli i përket shtetit, dhe ata janë në proces legalizimi.

Disa prej banorëve kanë ndezur edhe vatra zjarri brenda rrethimit të godinës duke bërë që të ndërhyjnë forcat zjarrfikëse.

Policia ka shoqëruar disa prej banorëve apo të afërmve të tyre pasi ata tentojnë vazhdimisht që të futen brenda godinës. Në total janë 4 familje që jetojnë aty dhe 15 persona në total. (A2 Televizion)

https://youtu.be/YNYB9tfRuac

A2 CNN Livestream

Latest Videos