Barca zhgënjen, Granada e mund dhe është e para në La Liga

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 23:10 | Futboll
Barca zhgënjen, Granada e mund dhe është e para në La Liga

Barca zhgënjen akoma, ekipi katalanas ka pasur mbrëmje e sotme një humbje të papritur me Granadën me rezultatin 2-0.

Ekipi i Valverdes u gjend në dizavantazh qysh në fillim, me golin e realizuar nga Ramon Azeez.

Tentativat e barazimit të gjigantëve blaugrana dështojnë një pas një, madje Granada dyfishoi pas një penalltie të shkaktuar nga Vidal, në minutën 66-të.

Me fitoren e sotme, surpriza Granada kalon në vend të parë në klasifikim me 10 pikë, tre sipër Barcelonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos