
Kampionët në fuqi të Partizanit duket se kanë harruar se si fitohet një ndeshje në këtë kampionat. Pas humbjes së një jave më parë ndaj ekipit të Laçit, “Demat” janë ndarë në barazim 1-1 përballë ekipit të Bylisit, i cili është ngjitur në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon. Ndeshja ishte e vakët dhe Partizani shfaqi probleme me sulmin i cili ende nuk ka mbërritur në nivelet që duhet.
Të kuqtë kaluan të parët në avantazh falë në autogoli të Peposhit në minutën e 72 të takimit. Ekipit të Lerdas i duhej vetëm të menaxhonte minutat e mbetur për të dalë me një 3 pikësh nga kjo ndeshje, por nuk ndodhi kështu. Pikërisht në minutën e 93 të takimit vjen dhe goli i barazimit i miqve me anë të Ntehpe.
Duhet theksuar se ndeshja e sotme u ndërpre për disa minuta për shkak të tërmetit që goditi vendin gjatë orës që po zhvillohej ndeshja.
Në ndeshjen tjetër të kësaj jave ekipi i Skënderbeut mori një 3 pikësh të vyer përballë ekipit të Teutës. Për korçarët shënoi Krasniqi në minutën e 20 të takimit, të cilët me këtë rezultat dalin nga zona e kuqe e fundit të tabelës (A2 Televizion)