
Juventus ka fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e radhës përballë modestëve të Veronës. Torinezët, në pamje të parë, e kishin marrë lehtë takimin e së shtunës duke iu lënë hapësira në pjesën e parë veronezëve të cilët arritën të gjenin dhe një gol me anë të Veloso në minutën e 21.
Avantazhi për miqtë zgjati shumë pak pasi 9 minuta më vonë “Bardhezinjtë” barazuan me Ramsey falë një asisti të yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.
CR7 kishte marrë në dorë fatet e këtij takimi dhe në minutën e 49 realizoi dhe golin e avantazhit nga pika e penalltisë. Juventusi momentalisht renditet në vendin e parë me 10 pikë në 4 ndeshje. (A2 Televizion)