
Barcelona është mposhtur nga Leganes në ndeshjen e parë të raundit çerek final në Kupën e Mbretit në Spanjë.
Skuadra ku aktivizohet edhe bomberi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku fitoi 2-1 në shtëpinë e saj.
Katalanasit nuk arritën dot të përmbysin avantazhin e dyfishtë të vendasve në pjesën e parë megjithatë goli i Felipe Kutinjos në fundin e sfidës lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit.
Një hap të rëndësishëm për më tej hodhi edhe Sevija me fitoren 3-1 ndaj Atletik Bilbaos, ndërsa ndeshja tjetër mes Real Sociedad dhe Real Betis u mbyll në barazim pa gola. (A2 Televizion)