
Ndryshe nga skuadra të tjera, Skënderbeu dhe Tirana nuk kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit për të zhvilluar fazën përgatitore.
Madje dy skuadrat kanë zgjedhur të provojnë forcat pikërisht përballë njëra-tjetrës. Në takimin e së mërkurës Skënderbeu fitoi 2-1përballë kryeqytetasve në një takim ku trajnerëve nuk i ka interesuar rezultati, por gjendja aktuale e futbollistëve.
Teknikët e të dyja skuadrave kanë komentuar edhe lëvizjet e mundshme në merkato. (A2 Televizion)