
Me yjet Mbappe e Neymar në fushën e lojës, PSG është turpëruar në shtëpi nga Guingamp duke u eliminuar nga Kupa e Ligës.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në 45 minutat e dyta kishte vend për 3 gola.
Neymar ishte autori i golit të parë të kësaj ndeshje, në minutën e 63 kur u mendua se gjithçka ishte mbyllur, por në fakt nuk ishte aspak kështu.
Në minutën e 82 miqtë, të cilët renditen në vendin e fundit në kampionat, fitojnë një 11-metërsh me anë të të cilit barazojnë rezultatin, ndërsa në minutat e shtesës, djali i legjendës së Francës Lilian Thuram, eliminoi PSG me një tjetër gol nga pika e bardh e penalltisë.
Një surprizë e madhe duke pasur parasysh se PSG zbriti me formacionin më të mirë në fushën e lojës dhe përballë kishte skuadrën e vendit të fundit në renditje. (A2 Televizion)