Barcelona do të lejojë femrat “topless” në pishina

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 17:41 | Lifestyle
Barcelona do të lejojë femrat “topless” në pishina

Këshilli Bashkiak i Barcelonës ka vendosur që të lejojë femrat të notojnë “topless” në çdo pishinë të mbyllur ose të hapur, duke thënë se nëse nuk do të lejohen, kjo do të konsiderohej si “diskriminim gjinor”.

Sipas këshillit, pishinat nuk duhet të diskriminojnë femrat nëse kanë dëshirë që të mos e vënë pjesën e sipërme të bikinit. Kjo pasi edhe meshkujt notojnë “topless”.

Çdo qendër pishinash që nuk lejon një femër që ka dëshirë të qëndrojë pa pjesën e sipërme të bikinit, do të gjobitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos