Mos u vish me të kuqe kur ke demin vërdallë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 12:05 | Lifestyle

Ky është momenti i tmerrshëm kur një dem i arratisur ka sulmuar një punonjëse restoranti të veshur me të kuqe.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Buenos Airesit, në Argjentinë.

43-vjeçarja Claudia Tarrida po priste të kalonte rrugën, kur demi i erdhi nga pas dhe e përplasi me forcë.

Ishin kalimtarë të rastit ata që e ndihmuan dhe nuk e lejuan demin që të vazhdonte sulmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos