Bardhi: Protesta? Durim deri nesër, do të shpalosim strategjinë

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 23:10 | Politikë
Bardhi: Protesta? Durim deri nesër, do të shpalosim strategjinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, komunikoi pas mbledhjes së parë të Kryesisë që nesër në orën 11.00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, “një organ i ri statutor i Partisë Demokratike”, për të diskutuar mbi strategjinë e protestave.

Më pas gjatë pasdites një mbledhje e Kryesisë që do të finalizojë dhe bëj publike atë.

I pyetur mbi mundësinë e datës 20 shkurt si ai i mundshmi për protestën e forcave opozitare, Bardhi u përgjigj që “nuk ka një vendim mbi këtë çështje” duke kërkuar durim deri në ditën e nesërme për detajet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos