Festa e Falënderimeve mes stuhive, 1 milion familje në errësirë, përmbytje dhe kaos në aeroporte

Nga Rosalba Bejdo
27 Nëntor 2026, 18:45 | Bota

Festa e Falënderimeve mes stuhive, 1 milion familje në

Qindra mijëra amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi stuhi të fuqishme kanë përfshirë të dy brigjet e Shteteve të Bashkuara gjatë festës së Falënderimeve.

Numri i banesave pa energji arriti në afro një milion të enjten në mbrëmje. Bregu lindor u përball me reshje intensive, erëra të forta dhe përmbytje. Pensilvania, Virxhinia, Merilendi dhe Nju Xhersi ishin ndër shtetet më të prekura. Në Nju Jork dhe disa zona të tjera u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Në Uashington u regjistrua Festa e Falënderimeve më e lagësht në histori, ndërsa gati 5 centimetra shi ranë në Central Park të Nju Jorkut. Për shkak të motit ekstrem, organizatorët shtynë për të shtunën edhe paradën tradicionale të Macy's, për herë të parë në historinë e saj 100-vjeçare.Probleme pati edhe në transportin ajror. Mbi 2 mijë e 500 fluturime u vonuan dhe më shumë se 450 u anuluan vetëm të enjten. 

Ndërkohë, në bregun perëndimor, dallgët e fuqishme dhe baticat e pazakonta shkaktuan përmbytje. Në Kaliforni, një pjesë e molit të qytetit u shemb, ndërsa disa trena përgjatë bregdetit anuluan udhëtimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos