Basha: Asistencë për regjistrimin e të pastrehëve nga tërmeti

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 13:05 | Politikë
Basha: Asistencë për regjistrimin e të pastrehëve nga

Kreu demokrat Lulzim Basha vizitoi një qendër private në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ku janë strehuar disa familje të mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit.

Basha ka deklaruar se banorëve do u ofrohet asistencë edhe nga opozita për t’u regjistruar si të pastrehë, lista të cilat do u dërgohen institucioneve.

Si ish-kryetar i bashkisë së Tiranës, Basha foli edhe për lejet e ndërtimit. A2 e pyeti kreun demokrat edhe për futjen në rendi e ditës të seancës plenare edhe të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

“Duhet për një hetim i plotë dhe ekspertizë e plotë për ndërtesat e shembura nga tërmeti. Dhe një hetim i plotë ligjor dhe penal për çdo ndërtesë të shkatërruar. Dhe mbi të gjitha duhen bërë analiza që ndërtesat e reja të përfitojnë nga mësimet e marra nga ky tërmet. Aty ku ndalon përgjegjësia, aty ndalon dhe ndëshkimi. Nuk është çështje kokash turku, siç po mendohen ta kalojnë disa”, u shpreh kreu i opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos