
Duke vlerësuar punën e komisionit hetimor për inceneratorët, se ka zbërthyer mekanizmin e vjedhjes së parave të shqiptarëve, sipas një skenari të denjë mafioz, Basha akuzoi opozitën e Berishës se po zvogëlon punën e komisionit hetimor për inceneratorët, ndërsa mazhoranca, sipas tij, do ta fshehë këtë aferë.
“Një pjesë tjetër bën opozitën e opozitës, zvogëlon punën e komisionit ngre lloj-lloj pretendimesh. Njëra do ta fshehë dhe tjetra do ta minimizojë. Ka vetëm një PD, se ka vetëm një interes publik dhe këtij interesi i ka dalë zot vetëm PD-ja”.
Akuzat e Berishës ndaj Bashës në lidhje me drejtësinë, kreu demokrat iu përgjigj se: Çdo ditë do të dëgjoni nga një akuzë të re, ka vetëm një qëllim që PD-ja dhe unë jemi për hallin e njerëzve. Ata janë për hallin e tyre dhe të maskojnë hallin e tyre nuk kursejnë asnjë gënjeshtër dhe në funksion të heqjes së vëmendjes aferës së shekullit dhe inceneratorëve”.
Basha vijoi edhe jashtë parlamentit akuzat ndaj qeverisë për çështjen e inceneratorëve. Sipas tij, në të është e përfshirë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe drejtorët më të lartë të shtetit. (A2 Televizion)