Basha e paralajmëroi, javën e ardhshme zyrtarizohet largimi i kryetares së Bashkisë Durrës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 14:25 | Aktualitet
Basha e paralajmëroi, javën e ardhshme zyrtarizohet largimi i

Burime për A2 kanë konfirmuar largimin nga detyra të kryetares së komanduar në detyrë të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Largimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe pritet të komandohet në këtë detyrë një tjetër emër, ai i Milva Ekonomit.

Nuk jepen detaje për arsyen e largimit.

Në konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se Milva Ekonomi do të dërgohej në Durrës nga Rama për të firmosur për inceneratorët.

Ndërkohë, në vazhdën e ndryshimeve të drejtuesve, janë përfshirë dhe drejtoritë rajonale, që deri më tani është konkretizuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Postës, Drejtorisë së Arsimit parauniversitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos