Puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore rrezikon të ngecë. Sali Berisha deklaroi se demokratët do të përdorin të drejtën e vetos nëse nga mazhoranca socialiste nuk pranohen kërkesat e tyre.
Pak minuta para se në kuvend të niste diskutimi për kryetari i PD e quajti provokim futjen në rendin e ditës diskutimin e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për reformën territoriale e miratuar pa opozitën.
“Damian Gjiknuri në kundërshtim me ligjin, vendimin e parlamentit për komisionin e reformës zgjedhore, për ta hedhur në erë këtë komision, ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme axhendën çka nuk ka ndodhur kurrë”.
Berisha listoi edhe kërkesat e opozitarëve, ku bëri të qartë se listat 100% të hapura nuk duhet të jenë vetëm për deputetët, por edhe për këshillat bashkiak.
“Nuk pranojmë asnjë lloj liste tjetër përveçse listë të hapur për këshilltarët”.
Edhe pse është herët, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare lideri demokrat pohoi se forcat opozitare kanë dakordësi për listat e hapura.
“Përfaqësuesit tanë kanë studiuar propozimet e forcave politike opozitare dhe konstatojnë se të gjitha ato bashkohen në një pikë, lista plotësisht të hapura. Partia Demokratike do të qëndrojë me opozitën dhe opozitarët dhe nuk do të bëjë në këtë drejtim asnjë kompromis me partinë e krimit”.
Para mediave Berisha kishte dalë për një tjetër çështje, ku foli për librin ‘Albanian File’ dhe e cilësoi si monumenti më i zi i drogës në Evropë. (A2 Televizion)