PS nis fazën e dytë të Territoriales, shton në komision deputetë të Doshit e Shehajt, jashtë Lapaj e Qorri

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 15:07 | Politikë

PS nis fazën e dytë të Territoriales, shton në komision

Në mbledhjen e parë të konstituimit, socialistët vendosën të shtojnë me dy anëtarë përbërjen e Komisionit të posaçëm për fazën e dytë të Reformës Administrative-Territoriale, një komision i bojkotuar nga Partia Demokratike.

Kushtëzimi në formulim favorizon PSD-në e Tom Doshit dhe Partinë Mundësia, duke lënë jashtë vetëm partitë e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorrit që kanë nga 1 deputet.

Nisur edhe nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, të cilin e citoi, kryetari socialist ftoi opozitën të bëhet pjesë e komisionit, duke premtuar gjithëpërfshirje.

Arbjan Mazniku e bëri të qartë që kalendari i punës do të ketë dy ndarje, me prioritet ato ndryshime që prekin zgjedhjet e 9 Majit.

Komisioni do të organizojë punën i ndarë në disa nëngrupe, për të prekur në total 42 funksione të pushtetit vendor, që shkojnë nga infrastruktura, problemet sociale, ligjzbatuese, financat, qeverisjen dhe rajonalizimin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos