
Pas firmosjes së marrëveshjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot.
“Shqipëria meriton një qeverisje që kujdeset për ju, në vend që të kujdeset për veten e saj. Kam prezantuar planet e punës për të gjitha drejtimet. Jo premtime boshe, plane pune që do të ndryshojnë jetën e secilit prej jush”, tha Basha.
“Ka ardhur çasti që të bashkohemi dhe të fitojmë për çdo shqiptar”, shtoi Basha. (A2 Televizion)