Gjatë një takimi me disa banorë të njësisë numër 3 në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se në situatën e një krize shëndetësore si kjo e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, qeveria ka hequr dorë nga çdo përgjegjësi.
“Kujdesuni për veten deri më 25 prill. Pas 25 prillit, edhe qeveria do të kujdeset për qytetarët”, tha Basha. “Prej 1 viti i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave t'ua kthejë shqiptarëve në kohë pandemie. Por ai ua jep paratë e taksave tuaja oligarkëve. Shqipëria i ka mundësitë t'i mbështesë ata që kanë sakrifikuar për të.”
Kreu i opozitës shtoi se biznesi i vogël do jetë në qendër të vëmendjes, sepse “jeni shtylla kurrizore e ekonomisë, por edhe sepse jeni punëdhënës dhe të vetëpunësuar”. (A2 Televizion)