Basha: Lufta personale e Ramës me Becchetti-n do t’u kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 08:54 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka konsideruar luftë personale atë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si edhe një tjetër dështim të qeverisjes së tij.

Në një postim në ”InstaStory”, mëngjesin e sotëm, Basha thotë se kjo luftë do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro, ku çdo shqiptar do të paguajë 4560 lekë.

https://a2news.com/2021/04/02/denimi-me-vleren-me-te-larte-beccheti-i-fiton-shqiperise-110-milione-euro/

Një ditë më parë qeveria shqiptare humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti. Ky i fundit do të përfitojë 110 milionë euro për mbylljen e televizionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos