Basha me ambasadorin italian: PD kontribuuese e marrëdhënieve me Italinë, Ambasada: Italia mbështet rikthimin e dialogut politik

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 22:19 | Aktualitet
Basha me ambasadorin italian: PD kontribuuese e marrëdhënieve me

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot ambasadorin e ri të Italisë, Fabrizio Bucci.

Basha, thuhet në postimin e PD-së, i shprehu ambasadorit bindjen se partia e tij do të jetë “Kontribuuese  kryesore për forcimin e marrëdhënieve me Italinë mike, avokate e shkëlqyer e integrimit europian”. Basha nënvizoi se tema kyçe për ketë bashkëpunim ishin “mbështetja për investimet italiane në Shqipëri dhe lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar”.

Nga pala italiane, fokusi i takimit ishte i përqendruar tek “rikthimi i dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore”, që sipas deklaratës të ambasadës, do ta bënin “më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos