Nga selia e Frymës së re Demokratike kreu demokrat Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe mbrojti reagimin e kreut të shtetit në përplasjen me Policinë. Sipas Bashës, Rama ka darkuar në Kryeministri me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh para dy netësh. Ai tha se dhuna është e vetmja alternativë e kreut të qeverisë, por kjo nuk do të pengojë ndryshimin. (A2 Televizion)
Basha: Meta mbrojti kushtetutën, Rama ka darkuar me kriminelë para dy netësh në Kryeministri
