Basha në Lushnjë: Bujqësia më e braktisura në 7 vjet, do t’i japim fund vjedhjes me hir a me pahir

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 13:13 | Politikë
Basha në Lushnjë: Bujqësia më e braktisura në 7 vjet,

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ishte këtë të premte në Lushnë, ku u shpreh se sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë janë më të goditurit nga kriza ekonomike. “Arsyeja nuk është vetëm pandemia, por braktisja e fermerëve nga qeveria këto 7 vjet. Asnjë subvencion për fermerin, duke e bërë më të braktisurin në rajon. Paratë e subvencioneve shkojnë për klientët e qeverisë dhe oligarkët. Vetëm për inceneratorin e Fierit, që akoma nuk ekziston, janë zhdukur 24 milionë euro. Është një gropë e zezë korrupsioni, ku është përfshirë Edi Rama, Arben Ahmetaj, figura të krimit të organizuar”, u shpreh Basha.

Basha tha se “me planin me 5 pika të PD-së me 24 milionë euro që janë zhdukur për inceneratorin e Fierit, mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese. Më një çek prej 1 mijë euro për 6 muaj, të ndihmoheshin mijëra fermerë apo mijëra të papunë”.

“Me ne, vjedhja e parave për projekte si inceneratorët, do të marrë fund, me hir a me pahir. SPAK do të detyrohet ta hetojë dhe do të çohet para drejtësisë dhe prapa hekurave, të ndëshkojë këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive”, tha kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos