
Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar fushatën elektorale me mbështetësit e tij në qytetin e Peqinit.
Kreyedemokrati i premtoi familjeve të Peqinit faljen e detyrimeve që qytetarët kanë për marrëveshjen me OSHEE.
“Heshtja që ka pllakosur, zbrazëtia e dyqaneve, shpunësimi, dëshpërimi i fermerëve, do të marrin fund. Këtu do të kthehem si kryeministër për të shijuar punësimin, mirëqenien dhe ndryshimin që do të pësojë çdo familje. Familjeve të Peqinit që vazhdojnë paguajnë marrëveshjet me bandën e OSHEE iu premtoj amnisti, ato lekë do të jenë në xhepat tuaja dhe jo të bandës së OSHEE”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)