
Me rastin e 245 vjetorit të Pavarësisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Basha uroi me disa nga fjalët e Deklaratës së Pavarsisë.
"Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.”, shkruan Basha. (A2 Televizion)