All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Bashkëpunim me FBI, Facebook dhe Twitter shpërbëjnë rrjetin rus

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 15:35 | Teknologji
Bashkëpunim me FBI, Facebook dhe Twitter shpërbëjnë rrjetin
All - Paragraf - 1

Facebook thotë se ka shkatërruar një rrjet të vogël llogarish dhe faqesh që ishin pjesë e një operacioni të ndikimit rus. Gjiganti teknologjik njofton se fushata lidhej me Agjencinë Kërkimore të Internetit të Rusisë, “IRA”, një organizatë afër qeverisë së Kremlinit që u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale Amerikane të 2016-s.

Edhe Twitter ka pezulluar 5 llogari të të njëjtit rrjet. Operacioni u përqendrua te “Peace Data”, një platformë lajmesh që pretendon të jetë një uebsajt jofitimprurës në gjuhën angleze dhe arabe. Facebook dhe Twitter bënë me dije se fushata e ndikimit rus kishte shumë pak sukses.

All - Paragraf - 3

Raportimet për këtë grupim vijnë vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, ku përballen presidenti Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.

Shkatërrimi i grupit rus nga Facebook dhe Twitter erdhi si rezultat i një bashkëpunimi me Task Forcën e FBI për luftimin e influencave të huaja. Fushata mbulonte një audiencë të përqendruar kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe, Egjipt dhe vende të tjera të botës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos