Bashkia Shkodër, kallëzim penal ndaj ministrit Lleshaj, kërkohet pezullimi nga detyra

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 14:06 | Aktualitet
Bashkia Shkodër, kallëzim penal ndaj ministrit Lleshaj, kërkohet

Bashkia e Shkodrës ka tepozituar në Prokurori një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe punonjës të Policisë së Shtetit për “shpërdorim detyre”.

Kallëzimi është bërë pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në qytetin e Shkodrës në ditën kur PS mbante mitingun në këtë qytet.

Në njoftimin e Bashkisë së Shkodrës thuhet gjithashtu se është kërkuar pezullimi i ushtrimit të detyrës publike për personat e kallëzuar.

“Nga ana e  punonjësve të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, është hedhur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetaret të cilët po manifiestonin paqësisht në qytetin e tyre, situatë e cila është pasqyruar direkt live në mediat Lokale dhe Kombëtare”, thuhet ndër të tjera në kallëzim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos