
Një ndërprerje e përkohshme e telekomunikacionit ka detyruar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) në SHBA të pezullojë të gjitha fluturimet në territorin amerikan deri në një njoftim të dytë.
Vendimi është marrë për arsye sigurie dhe për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, bëri të ditur FAA, shkruan A2.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, deklaroi se situata nuk lidhet me ndonjë kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe as me ndërprerjen e shërbimeve të Microsoft-it.
Sipas burimeve të CNN, raportimet paraprake tregojnë se problemi nuk ka qenë pasojë e një sulmi kibernetik.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një afat se kur do të zgjidhet problemi. Sekretari Mullin paralajmëroi se rikthimi në normalitet mund të kërkojë kohë.
Ndërkohë, në aeroportet kryesore të SHBA-së udhëtarët janë njoftuar për vonesat dhe anulimet e fluturimeve. (A2 Televizion)