“Bashkimi kombëtar, bombë me sahat”, Bytyçi: Të angazhohemi në forcimin e shtetit të Kosovës

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 21:17 | Aktualitet

Bashkimi kombëtar është një bombë me sahat që shkakton destabilitet pasiguri dhe cenon paqen në rajon. Kështu deklaroi në studion e Debatit në A2 CNN analisti Enver Bytyçi, teksa komentoi rikthimin e kësaj teze nga kryeministri Albin Kurti. Sipas tij kjo çështje nuk është në interes të shqiptarëve pasi do të thotë që Shqipëria të bashkohet me gjysmën e Kosovës dhe gjysma tjetër e saj të bashkohet me Serbinë. Ai thekson se të gjithë duhet të angazhohen për forcimin e shtetit të Kosovës dhe jo të luhet me emocionet e njerëzve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos