
Përfaqësuesja e nën 20 vjeçarëve të basketbollit e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Portugali.
Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 73-68 përfaqësuesen rumune, duke dalë me kokën lart nga ky turne. Por, pavarësisht këtij suksesi, skuadra e trajnerit Henri Moja nuk mundi të lërë gjurmë përballë rivalëve si Finlanda, Çekia apo Bullgaria ndaj të cilëve Shqipëria regjistroi humbje.
Në takimin ndaj Rumanisë shkëlqeu basketbollisti i Tiranës, Eldi Hysa, i cili u vlerësuar si lojtari indeshjes. Përfaqësuesja kuqezi do të rikthehet në kryeqytet, atje ku po zhvillohet një tjetër europian basketbolli, ai i nën 16-vjeçarëve. (A2 Televizion)