Xhudistët nga Kosova vazhdojnë të jenë të artë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 20:29 | Sporte të tjera
Xhudistët nga Kosova vazhdojnë të jenë të artë

Nuk kanë të ndalur sukseset e sportistëve kosovarë në xhudo dhe një i tillë u arrit kësaj radhe në garën që po zhvillohet në Hungari.

Akil Gjakova ka mundur të rrëmbejë medaljen e artë në Grand Prix në Budapest duke mundur në finale xhudistin rus Georgii Elbakiev. Krasniqi u shpall kampion në kategorinë deri në 73 kg dhe tashmë ka mbledhur dhe 700 pikë olimpike për në Tokio.

Kjo medalje është e treta për xhudistët kosovarë në këtë Grand Prix pas dy të argjendtave që fituan një ditë më parë Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos