Një amerikan bëhet pjesë e Vllaznisë në basketboll

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 21:50 | Sporte të tjera
Një amerikan bëhet pjesë e Vllaznisë në basketboll

Gjiganti Nick Evans 2.11 m i gjatë do të jetë lojtari më i ri i Vllaznisë në basketboll për sezonin e ardhshëm.

Amerikani 31-vjeçar, vitin e fundit ka luajtuar me ekipin e Moncton në Kanada dhe është i huaji i parë që nënshkruan për kuqeblutë e koshit. Ai luan në pozicionin 5 në parket dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin shkodran.

Presidenti Alban Xhaferi, me nënshkrimin e kontratës me Nick Evans ka plotësuar dëshirat e stafit kuqeblu, duke realizuar një nga afrimet më cilësore në arritjen e objektivave në kampionat dhe në Balkan League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos