
Argjentina ka mundësinë të përsërisë ëndrrën që në vitin magjik 2004 i dhuroi medaljen e artë në Olimpiadën e Athinës, të pasuar nga bronzi i Pekin 2008.
Ekipi latinoamerikan mundi me një lehtësi të habitshme Francën që kishte mundur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tani përgatitet të sfidojë Spanjën, në një finale ku lojtarët në fushë do të kuptohen shumë mirë, sepse flasin të njëjtën gjuhë.
Gjysmëfinalja e dytë përfundoi 80-66, me mitikun Luis Scola, që ishte edhe në finalen e Athinës, që shënoi 28 pikë në një ndeshje tërësisht të dominuar. (A2 Televizion)