Bayern jashtë Champions, Liverpool e mposht në Gjermani

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 22:51 | Futboll
Bayern jashtë Champions, Liverpool e mposht në Gjermani

Bayerni arriti të rezistonte në “Anfield” ndaj Liverpool-it, por nuk e bëri të njëjtën gjë në shtëpinë e tij, në “Allianz Arena”.

Kampionët e Gjermanisë u eliminuan nga Champions League pas një humbje 1-3 nga skuadra angleze që drejtohet pikërisht nga një gjerman, Jürgen Klopp.

Mane ishte autori I golit të parë, ndërsa Matip realizoi autogol në fundin e pjesës së parë duke barazuar shifrat.

Por kur të gjithë të pranishmit në stadium e tifozët e shumtë të Bayernit jashtë tij prisnin reagimin e gjermanëve në pjesën e dytë, ndodhi e kundërta. Liverpool shënoi edhe dy gola të tjerë duke e vulosur rezultatin në 1-3, me autorë Van Dijk dhe sërish Mane.

Ndërkohë, ndeshja e fundit e kësaj faze të Champions League Barcelona-Lyon nuk pati shumë histori. Katalanasit fituar thellë 5-1 ndaj francezëve, duke marrë biletën e fundit të çerekfinaleve.

Lionel Messi ishte autor i dy golave, ndërsa shënuan edhe Coutinho, Pique dhe Dembele. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos