BE e shqetësuar për situatën në Kazakistan, Von der Leyen e Macron: Të gatshëm të mobilizohemi

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 13:49 | Bota
BE e shqetësuar për situatën në Kazakistan, Von der Leyen e

Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për t'i dhënë fund dhunës që shpërtheu nga protestat masive në Kazakistan, këtë javë.

"Të drejtat dhe siguria e qytetarëve janë themelore dhe duhet të garantohen. Unë bëj thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe për përmbajtje. BE-ja është e gatshme të japë ndihmën e saj", u tha Von der Leyen gazetarëve në Paris, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili shprehu të njëjtin qëndrim.

"Ne jemi të dy të shqetësuar dhe jashtëzakonisht vigjilentë. Ne kemi kërkuar depërshkallëzimin. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të mobilizohemi", tha ai.

Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Yomart Tokáyev, tha sot gjatë një fjalimi para kombit se ai urdhëroi që të qëllohej për të vrarë pa paralajmërim kundër protestuesve që kanë shkaktuar trazira të rënda ditët e fundit.

Protestat shpërthyen më 2 janar si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të gazit të lëngshëm dhe karburantit, por çuan në trazira të martën dhe të mërkurën, me akte të rënda vandalizmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos