
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se 406 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, në 24 shkurt.
Ndërkohë, që 801 civilë të tjerë janë plagosur. Gjithsesi, OKB pranon se shifrat e sakta me shumë mundësi janë “shumë më të larta”.
Shifrat janë mbledhur që nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit 2022, kur Rusia sulmoi Ukrainën, e deri në 6 mars 2022.
Ndërkohë, ka shkuar në 1,7 milionë numri i ukrainasve të larguar nga vendi për të shpëtuar nga luftimet e ashpra që kanë përfshirë Ukrainën prej 24 shkurtit.
Sipas UNHCR, fluksi i refugjatëve nga Ukraina është tepër i lartë dhe vlerësohet se rreth 5 milionë persona do të braktisin vendin e tyre.
Deri në këto momente, Polonia është ajo që po strehon numrin më të lartë të ukrainasve, duke mikpritur rreth 1 milion persona. (A2 Televizion)